Apple do të përmirësojë hartat në iOS 9

Raporte të ndryshme nga 9to5Mac dhe burime të tjera bëjnë të ditur se Apple po vjen me një përditësim në aplikacionin e hartave, përditësim ky i cili do të vjen me iOS 9.

Auto & Tek

22/05/2015 13:09

Ndarja e Apple nga Google Maps para disa viteve nuk ishte mirëpritur shumë nga përdoruesit. Shumë funksione të tilla si shtresat e tranzitit ende mungojnë në hartat e Apple.

Por, Apple ka qenë duke punuar pa u lodhur në këtë përditësim dhe do të shtojë funksionalitete të reja në aplikacionin e vet të hartave, transmeton Lajmi.net.

Apple do të prezantojë përditësimin në ngjarjen e saj të ardhshme ‘WWDC 2015’ së bashku me lansimin e iOS 9.