Aplikacioni që përkthen gjuhën e gjesteve në gjuhë të folur
Një aplikacion i ri i cili është duke u menduar të krijohet do të mund të ndihmonte shumë njerëz të kuptojnë gjuhën e shenjave në kohë reale.
Auto & Tek
Studentë në Shkollën e Komunikimit në Stockholm, Suedi, janë duke punuar në bashkëpunim me Google për të krijuar një aplikacion i cili përkthen gjuhën e shenjave në gjuhë të folur.
Ekipi fitoi një çmim në festivalin Cannes për punën e tyre.
Aplikacioni i cili do të quhej “Google Gesture” është i lidhur me një varëse të dorës e cila analizon lëvizjet e muskujve që bëhen gjatë shenjave – një proces i njohur edhe si elektromiografia.
Këto lëvizje pastaj dërgohen në aplikacion, i cili i përkthen ato në fjalë. “Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë gjuhën e shenjave, që do të thotë se shumë biseda interesante nuk realizohen kurrë”, thanë studentët.
Qëllimi i aplikacionit është që të zgjedhë këtë problem duke e përkthyer gjuhën e shenjave në gjuhë të folur, kështu që nuk do të mungojë biseda as me ata të cilët nuk mund të flasin dhe përdorin gjuhën e shenjave.
Data e lansimit të këtij aplikacioni nuk është bërë zyrtare ende.