Aplikacioni që lë burrat të përgjojnë gratë e tyre kudo

Një aplikacion, i mundësuar në Arabinë Saudite, po lejon burrat të përgjojnë gratë e tyre kudo që ato ndodhen.

Auto & Tek

10/02/2019 16:42

Apple dhe Google po akuzohen se po ndihmojnë ‘të zbatojnë aparteidin gjinor’ në Arabinë Saudite duke ofruar një aplikacion në platformat e tyre, i cili lejon burrat të gjurmojnë gratë dhe t’ua ndalojnë atyre të largohen nga vendi, transmeton lajmi.net.

Aplikacioni, i ashtuquajtur ‘Absher’, është në dispozicion në dyqanet ‘Google Play’ dhe ‘App Store’. Aplikacioni është i zhvilluar nga qeveria saudite, i cili iu lejon burrave të përcaktojnë se kur dhe si gratë mund të kalojnë kufijtë e Arabisë Saudite – dhe do t’i paralajmërojnë edhe nëse veprojnë kështu.

‘Absher’ është identifikuar nga aktivistët dhe refugjatët si një faktor kryesor në vështirësitë e vazhdueshme që gratë i kanë në Arabinë Saudite.

Aplikacioni u lejon burrave të përcaktojnë se ku mund të shkojnë gratë, për sa kohë dhe në cilat aeroporte u lejohet të shkojnë.

Njoftimet vijnë nëse një grua lë një zonë të caktuar. Kjo është një nga arsyet kryesore për të cilat gratë kanë vështirësi në ikje nga Arabia Saudite. /Lajmi.net/