Aplikacioni që ju tregon se kur do të vdisni

Tashmë ekziston një aplikacion që ju tregon se kur do të vdisni, së paku ashtu pretendohet.

Auto & Tek

30/03/2018 13:37

Aplikacioni Gero përdor Intelegjencën Artificiale për të analizuar të dhënat e aktivitetit në telefonin tuaj për të vlerësuar jetëgjatësinë tuaj brenda një të dhjetës së një viti.

Aplikacioni është një punë e Institutit Fizik dhe të Teknologjisë së Moskës. Një rrjet nervor u trajnua më pas me rezultatet për të parashikuar rrezikun e moshës dhe vdekshmërisë biologjike të njerëzve që u morën në studim duke përdorur një rrjedhë të gjatë javore të matjeve të aktivitetit.

Aktualisht aplikacioni ka versionin Beta vetëm për iPhone, ndërkohë që është në vijim testimi. Një nga vullnetarët e parë, gazetari i Daily Mail për shëndetin kishte arritur 69.2 pikë. “U shokova të zbuloja se do vdes kur të arrij 70 vjeç, nëse ky aplikacion thotë të vërtetën”, tha Stephen Matthews. /Lajmi.net/