Aplikacioni që ju lejon ta kontrolloni kompjuterin nga celulari

Pas pajisjeve të Android, Google ka lansuar tani një aplikacion edhe për pajisjet iOS, i cili mundëson që të keni qasje në kompjuterin tuaj përmes iPhone apo iPad.

Auto & Tek

13/01/2015 11:51

I quajtur ‘Chrome Remote Desktop’, versioni iOS i aplikacionit ju lejon që ta kontrolloni kompjuterin tuaj përmes celularit apo tabletit.

Aplikacioni gjithashtu mund t’i jep një qasje të përkohshme në kompjuter edhe ndonjë shoku tuaj, në rast se dëshironi që ai të ju ndihmojë me diçka në kompjuter nëse jeni larg zyrës apo shtëpisë, transmeton Lajmi.net.

Kështu punon aplikacioni: Në kompjuterin tuaj, merreni aplikacionin nga ‘Chrome Web Store’. Në pajisjen tuaj iOS, hapeni aplikacionin dhe klikoni ‘online computers’ (kompjuterët në linjë) për t’u lidhur.

Aplikacioni e autorizon lidhjen duke e gjeneruar një kod i cili duhet të shënohet në celularin apo tabletin tuaj.

Aplikacioni është i gatshëm në App Store.