Aplikacioni i Tesla për orën e Apple ju lejon ta kontrolloni veturën

Tesla ka bërë të mundur që veturat e saj të kontrollohen nga ora e Apple.

Auto & Tek

03/02/2015 17:44

Nuk është ende shumë e sigurt, por një zhvillues ka krijuar tashmë një koncept të aplikacionit i cili tregon se si do të mund ta kontrolloni një Tesla në të ardhmen përmes orës së Apple.

I krijuar nga zhvilluesi nga Ukraina Eleks, prototipi i aplikacionit shfaqë atë se si një përdorues mund të jetë në gjendje që të ketë kontroll mbi disa funksione bazike të modelit S të Tesla nga ekrani i Apple Watch, transmeton Lajmi.net.

Aplikacioni tashmë është krijuar, edhe pse si koncept, por kur të bëhet gjithçka zyrtare kompania Tesla vetëm duhet që ta mundësojë autorizimin për ta futur në funksion të plotë atë.

Për më shumë mund ta shikoni edhe videon më poshtë: