Aplikacioni i smartfonëve që do t’iu lejojë të kontrolloni muzikët edhe në veturë

Aplikacioni popullor i shërbimit të muzikëve "Spotify" ka filluar të lansojë një modalitet të ri "Car View", që t'u mundësojë përdoruesve të kontrollojnë muzikët ndërsa janë duke vozitur.

Auto & Tek

16/01/2019 23:16

Modaliteti “Car View” në terma konkret vetëm se zmadhon informacionin e këngës dhe butonet kritike siç janë “play”, “pause” dhe “shuffle”, transmeton lajmi.net.

Ju mund ta aktivizoni atë nëse lidheni me sistemin audio të automjetit tuaj përmes “aux”-it ose nëse sistemit Bluetooth.

Spotify tashmë e mbështet sistemin Android Auto dhe CarPlay të Apple. /Lajmi.net/