Aplikacioni i cili i bënë të sigurt njerëzit gjatë ecjes

Aplikacioni ndëgjon tingujt në trafik, si sirenat, dhe e fikë muzikën e përdoruesit nëse ai është duke dëgjuar muzikë dhe duke shkruar në telefon njëkohësisht. Pas ndaljes së muzikës aktivizohet një alarm, i cili i zëvendëson meloditë e muzikës me një tingull më të zhurmshëm si paralajmërim për diçka që do të ndodhë. Ekspertët thonë…

Auto & Tek

12/03/2014 22:15

Aplikacioni ndëgjon tingujt në trafik, si sirenat, dhe e fikë muzikën e përdoruesit nëse ai është duke dëgjuar muzikë dhe duke shkruar në telefon njëkohësisht.

Pas ndaljes së muzikës aktivizohet një alarm, i cili i zëvendëson meloditë e muzikës me një tingull më të zhurmshëm si paralajmërim për diçka që do të ndodhë.

Ekspertët thonë se përdorimi i telefonit gjatë ecjes është më i rrezikshëm se sa gjatë vozitjes, andaj ishte shumë e nevojshme të krijohet një aplikacion i këtillë.

“Kur jeni duke shkruar, ju nuk keni kontrollë me komplekset e ecjes”, thotë profesori i Universitetit të Bufalos, Dietrich Jehle.

Përderisa jeni duke ecur, përdorimi i telefoni është një dekoncentrim në ecje dhe mund të jetë shumë i rrezikshëm për arsye se ju nuk e shihni pamjen para jush kur e përdorni telefonin.

Kompania e cila është duke punuar në këtë aplikacion, One Llama Team, tha se ky aplikacion ende nuk është gati për ndonjë telefon të llojit Android apo iOS.