AP zbulon rolin e ri të EULEX-it në Kosovë

Bashkimi Evropian thotë se ka filluar transformimin gradual të misionit të tij në Kosovë, për sundim të ligjit, EULEX.

Lajme

21/06/2016 17:27

Prej tash e tutje, EULEX-i do të fokusohet në monitorin, mentorim dhe këshillim të autoriteteve kosovare, me qëllim që të luftohet ndërhyrja e politikës dhe monitorimit të rasteve të ndjeshme, shkruan AP, transmeton lajmi.net.

Rastet dhe hetimet kriminale tash do të udhëhiqen nga autoritetet kosovare, dhe vetëm në raste të jashtëzakonshme stafi i BE-së do të përfshihet.

Misioni i EULEX-it është në Kosovë që prej vitit 2008./lajmi.net