Anija në flakë, evakuohet një shqiptar

Një nga 25 shqiptarët që gjendeshin në bordin e anijes “Norman Atlantic”, është shpëtuar.

Lajme

28/12/2014 23:38

E ndërsa nuk dihet identiteti i tij, apo dhe shtetësia, pasi në bord 3 prej shqiptarëve kishin nënshtetësi italiane, mësohet se ai është dërguar në spitalin e Brindisit ku po merr trajtim mjekësor.
 
Gjithashtu është bërë evakuimi i 6 të tjerëve. Rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë njoftoi se sipas informacioneve të Rojes Bregdetare greke, në listen e pasagjereve të mbijetuar dhe që tashmë ndodhen në bordin e anijes « Aby Jeannette » ndodhen dhe shtetasit shqiptarë të mëposhtëm, raporton Shekulli:
 
1. Refik Aliko
 
2. Sheraf Aliko
 
3. Donika Aliko
 
4. Jonel Lamcaj
 
5. Festim Cuci
 
6. Hasie Cuci.