Andrra tregon barkun e fryrë (FOTO)

Ka qenë vetë këngëtari, Sinan Hoxha ai që njoftoi se do të bëhej baba.

ShowBiz

19/02/2016 11:28

Por nga ana tjetër bashkëshortja e këngëtarit ka publikuar disa foto në Instagram, është shfaqur plot shkëlqim dhe në një formë të përkryer fizike.

Mbi të gjitha bie në sy barku i saj i rrumbullakosur. Ende nuk është bërë e ditur se cila është gjinia e bebit, por ajo që është e qartë tashmë që Andrra dhe Sinani janë në pritje të ethshme për ta mbajtur foshnjën në duar.

Çifti u martuan në shtator në një dasmë madhështore, e cila zgjati për 3 ditë me radhë dhe ku ishin të ftuar mbi 1000 persona. /f.g/noa