Anderson i gatshëm për Realin dhe Barcelonën

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata beson se mesfushori i Lazios, Feliope Anderson është i gatshëm të luajë për një klub të madh si Real Madrid ose Barcelona.

Sport

10/04/2015 12:31

Felipe Anderson është një prej futbollistëve më të mirë në Serie A gjatë këtij sezoni.

Mesfushori i Lazios ka shkëlqyer me paraqitjet e tij të cilat e kanë mahnitur edhe sulmuesin e Juventusit, Alvaro Morata.

Madje, ylli spanjoll beson se Anderson është i gatshëm të luajë për një klub të madh si Real Madrid ose Barcelona.

“Më ka befasuar me zhvillimin e tij, mendoj se është shumë i fortë dhe do të bëhet i madh”, deklaroi Morata për “Tuttosport”.

“Mund të luajë edhe në ekip të mëdha si Real Madrid dhe Barcelona edhe pse në Spanjë do të bënte më pak dallimin për dallim nga Italia”, u shpreh sulmuesi.