Ancelotti zgjedh përforcimin e ri të Napolit nga Bayern Munich

Carlo Ancelotti dëshiron të sjellë një mesfushor të ri pas shitjes së Jorginhos te Chelsea.

Sport

13/07/2018 12:10

Carlo Ancelotti ka identifikuar përforcimin e ri në Napoli. Trajneri kërkon një blerje të madhe nga ish skuadra e tij, Bayern Munich.

“Sky Sport” raporton se Ancelotti dëshiron të sjellë një mesfushor të ri pas shitjes së Jorginhos te Chelsea, përcjell “lajmi.net”.

Objektivi i tij kryesor i këtij afati kalimtar të verës është mesfushori i Bayern Munichut, Javier Martinez.

Ish ylli i Athletic Bilbaos mund të jetë i interesuar për një sfidë të re që mund t’ia ofrojë Ancelotti te skuadra e Napolit. /Lajmi.net/