Ancelotti zbulon nëse Cavani do të kthehet në Napoli

Carlo Ancelotti ka reaguar pas spekulimeve rreth rikthimit të Edinson Cavanit te skuadra e Napolit.

Sport

28/07/2018 15:00

Carlo Ancelotti ka mohuar spekulimet në lidhje me rikthimin e Edinson Cavanit në Napoli.

Trajneri italian ka thënë se nuk ka asgjë konkrete për rikthimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain te ish skuadra e tij nga San Paolo.

“Janë vetëm spekulime, tashmë kam një Napoli fantastik”, deklaroi Ancelotti për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Ju siguroj se do të jemi të gatshëm për fillimin e sezonit të ri”, u shpreh ai. /Lajmi.net/