Ancelotti: Te Reali ose askund tjetër

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë te Reali edhe për së paku një sezon, mirëpo nëse largohet ai do të pushojë një vit.

Sport

23/05/2015 23:48

Ancelotti ka thënë se dëshira e tij është që të qëndrojë te Reali, nëse jo, atëherë ai do të bëj një vit pushim.

“E ardhmja ime është e qartë: Unë do të qëndroj te Reali ose do të bëj një vit pushim”, tha Ancelotti për reporterët pas takimit ndaj Getafes.

“Nëse skuadra më thotë se nuk jam i nevojshëm, unë nuk do të jem i lumtur. Sidoqoftë, shkarkimet në linjën time të punë janë gjëra të zakonshme”, përfundoi italiani.