Ancelotti – Milan, lajmi i fundit nga Italia

Massimiliano Mirabelli ka thënë se Carlo Ancelotti nuk është objektiv i "Rossonerëve".

Sport

29/09/2017 09:04

Carlo Ancelotti nuk është kandidat për postin e trajnerit në Milan.

Vincenzo Montella është nën presion por drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli ka thënë se Ancelotti nuk është objektiv i “Rossonerëve” pas shkarkimit nga Bayern Munich.

“Është për të ardhur keq, sepse Ancelotti ka dëshmuar se është një ndër trajnerët më të mirë në botë dhe nuk e dimë pse është marrë ky vendim”, tha ai për “Sky Sport Italia”, përcjell “lajmi.net”.

“Jemi të dëshpëruar si fansa të këtij sporti, por ne kemi një trajner më të ri se Ancelotti dhe po aq të talentuar. Besojmë në projektin me Montellan dhe duam t’i shkojmë kësaj në fund me të”, shtoi ai. /Lajmi.net/