Analistët: Pezullimi i Asociacionit nuk e zgjidh krizën politike

Analistët politikë Belul Beqaj dhe Artan Muhaxhiri kanë vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shqiptimin e masës së përkohshme, me të cilën suspendohet zbatimi i parimeve të marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk do t’i kontribuojë tejkalimit të krizës politike.

Lajme

12/11/2015 07:44

Beqaj ka thënë se vendimi i Kushtetueses nuk është i pavarur dhe profesional, por, sipas tij, është modus ‘vivendi’ për ta shpëtuar veten gjykata, duke mos i ngacmuar palët.

“Gjykata Kushtetuese ësthë në sandviç mes presionit të opozitës dhe ruajtjes së autonomisë profesionale, përkatësisht kërkesës së heshtur të pushtetit për ta mbështetur ‘Zajednicën’. Prandaj, pezullimi ka qenë vendimi më i pranueshëm për të gjithë. Këtij vendimi i ka shkuar për shtati edeh mosanëtarësimi i Kosovës në UNESCO. Pamamendojeni situatën sikur gjykata të kishte vendosur ‘pro’ kërkesës së kryetares çfarë reagime do të kishte në shoqëri. Prandaj, definitifisht pezullimi nuk është vendim i pavarur dhe profesional i Gjykatës, por modus ‘vivendi’ për ta shpëtuar veten duke mos i ngacmuar shumë palët”, ka deklaruar Beqaj, duke shtuar se presidentja e vendit, Atifete Jahjafa, ka bërë gabim që e ka dërguar çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa, Muhaxhiri ka thënë se opozita edhe pas këtij vendimi s’do ta ndryshojë qasjen.

“Mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe duhet të shihet në dy nivele, në nivelin juridik dhe atë politik. Sa i përket nivelit juridik, duket se çdo gjë është në përputhje me kompetencat që i ka presidentja dhe Gjykata Kushtetuese dhe është një proces i cili bëhet duke respektuar kornizën ligjore në Kosovë. Kurse sa i përket nivelti politik nuk është e pritshme që ky akt do të ndikojë në përafrimin e palëve. Nuk besoj se opozita do ta ndryshojë qasjen si pasojë e këtij zhvillimi të ri, mirëpo as Qeveria nuk bën të fshehët prapa këtij akti dhe të bëhet kinse nuk po ndodh asgjë, pra ta injorojë krizën”, ka theksuar Muhaxhiri. /Epoka e re