Ami dhe Ermali befasojnë këtë këngëtare

Në ditët e fundit të muajit mars, Ami solli në jetë vajzën që e pagëzuan me emrin Sia.

ShowBiz

07/04/2018 13:26

Pas realizimit të setit fotografik në studion e Rezarta Shkurtës, çifti kanë gjetur një mënyrë të mirë për ta falënderuar atë për punën, shkruan lajmi.net.

Çifti kanë përzgjedhur një buqetë me lule dhe një kartolinë në të cilën kanë lënë mbishkrim falënderues për Rezartën.

“Faleminderit qe me zbukuruat dy her mengjeset. Te parin kur me sollet dy engjejt tuaj, dhe se dyti per kete surprize te bukur. Ju dua shume @amardatoska@ermalmamaqiofficial ❤️❤️”, ka shkruar këngëtarja.

Rezarta tash e një kohë ka lënë pas angazhimet në muzikë, ndërsa është përeqendruar në biznesin personal. /Lajmi.net/