Ambasadorja e Turqisë shpreh gatishmërinë e bashkëpunimit me Kosovën

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ka vlerësuar progresin në Kosovë dhe, njëkohësisht shprehu përkushtimin e saj për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, asaj të Kosovës dhe Turqisë.

Lajme

03/09/2015 14:12

Mbështetjen e saj ajo e tregoi gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafen, ku ky i fundit duke i uruar suksese gjatë punës së saj e informoi ambasadoren Kiliç për progresin në Kosovë, si dhe e njoftoi me prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit, raporton lajmi.net.

“Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi mbështetjen që Turqia ka dhënë për Kosovën në shumë fusha, duke shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin nga zyra e kryeministrit./lajmi.net.