Ambasadori i Angolës: Qëndrimet ekstremiste politike, shqetësuese në Kosovë

Ambasadori i Angolës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Ismael Gaspar Martins, konsideron se situata e përgjithshme në Kosovë duket stabile, pavarësisht disa incidenteve në protestat politike.

Lajme

29/02/2016 22:58

“Ne theksojmë se vazhdimi i dialogët ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, është me rëndësi pasi ka arritur deri te MSA-ja. Gjithashtu përshëndesim edhe integrimin e institucioneve të personelit të ish-Mbrojtjes Civile dhe një notë pozitive për odat ekonomike për bashkëpunimin e tyre”, ka thënë Martins, transmeton lajmi.net

Ambasadori Martins, duke u bazuar në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm për polarizimin e situatës politike në Kosovë, thotë se është i papranueshëm niveli i qëndrimeve ekstremiste duke thyer normat, pas kundërshtimit të marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.

Martins ka përshëndetur punën e Komisionit për Personat e Pagjetur dhe fushatën 16 ditore të mbajtur vitin e kaluar për dhunën në baza gjinore.

Krejt në fund, ai ka deklaruar se Rezoluta 1244, duhet të vazhdojë të jetë korniza ligjore për zgjidhjen e çështjeve të Kosovës. /lajmi.net