Alves me deklaratë të pabesueshme për Ronaldon

Jo të pakta kanë qenë zënkat mes Cristiano Ronaldos dhe Dani Alves, në përplasjet mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Sport

17/06/2017 17:27

Braziliani që tani vesh fanellën e Juventusit në Serie A, nuk e ka fshehur admirimin për yllin e Real Madridit, duke e cilësuar një fenomen.

“Ndonjëherë fjalët manipulohen dhe nuk arrijnë të caku në mënyrën korrekte. Ju mund të mendoni se unë jam një budalla apo një i sëmurë mendor? Jo nuk jam. A mendoni se nuk e di që Ronaldo është një fenomen? Ai është, por Messi ka pak më shumë influencë në lojë”, është përgjigjur Alves në pyetjen e parashtruar për Ronaldon në ‘Interactive Sport’./Lajmi.net/