Almeda Abazi lanson këngën e parë “Alabama”

Aktorja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Almeda Abazi sapo ka lansuar këngën e re.

ShowBiz

19/10/2018 12:00

Ajo tash e një kohë është duke punuar në projektin e ri muzikor që e solli në bashkëpunim me DJ turk, Burak Yeter, shkruan lajmi.net

“Alabama”, mban titullin kënga e re e tyre të cilën e ka lansuar pothuajse në të gjitha platformat muzikore, përveç kanalit, Youtube.

Në bazë të postimit të ndarë me ndjekësit Abazi vjen mjaft joshëse e veshur në të zeza. Theksojmë se ky është projekti i parë i Almedës që mbase tani do e shohim më shpesh në prurje të reja muzikore.

Momentalisht është në Turqi ku edhe po e zhvillon karrierën muzikore. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpG-ehXBQ4f/?hl=en&taken-by=almeda92

YouTube player