Allegri: Ky futbollist mund ta fitojë “Topin e Artë” (FOTO)

Trajneri i Juventusit, Max Allegri nuk ka dyshime.

Sport

04/02/2017 13:13

Trajneri i Juventusit, Max Allegri beson se sulmuesi Paulo Dybala mund ta fitojë “Topin e Artë”, në të ardhmen.

Ylli argjentinas ka shkëlqyer gjatë aventurës së deritashme në Torino.

Dhe, Allegri beson se Dybala në të ardhmen mund të shpallet futbollisti më i mirë i vitit në botë, përcjell “lajmi.net”.

“Paulo Dybala është duke u përmirësuar vazhdimisht”, deklaroi Allegri në konferencë për media para duelit me Interin, të dielën.

“Ai mund ta fitojë Topin e Artë, një ditë”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6