Alfa Romeo kthehet në F1, prezantohet bolidi i ri – Lajmi.net
Alfa Romeo kthehet në F1, prezantohet bolidi i ri
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 15:17, 20 February 2018
Alfa Romeo Sauber ka hequr mbulesën për të treguar telajon e prodhuar nga bashkëpunimi më i ri i kompanisë zvicerane në pronësi të Peter Sauber dhe kompanisë italiane Alfa Romeo.

Kur duhet ende edhe një muaj nga starti i Botërorit të Formula 1, skuadrat po zbulojnë njëra pas tjetrës njëvendëshet me të cilat do të garojnë në këtë sezon.

Dhe në radhë është Alfa Romeo Sauber, që ka hequr mbulesën për të treguar telajon e prodhuar nga bashkëpunimi më i ri i kompanisë zvicerane në pronësi të Peter Sauber dhe kompanisë italiane Alfa Romeo.

Shtëpia e njohur e motorëve të shpejtë bën një rikthim në botën e automobilizmit pas 30 vjetësh shkëputje.

Alfa Romeo Sauber që në vitin 2018 do të garojë me modelin C37 ka zgjedhur si pilotë të saj Leclerc dhe Ericsson.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO