Alex Sandro zbulon nëse do të largohet nga Juventus

Alex Sandro ka reaguar pas shumë spekulimeve rreth largimit të mundshëm nga Torino.

Sport

17/02/2018 11:09

Alex Sandro nuk planifikon të largohet nga Juventus.

Mbrojtësi brazilian ka reaguar pas shumë spekulimeve rreth largimit të mundshëm nga Torino.

Ai ka theksuar se ka ende kontratë me ekipin e Bianconerëve dhe nuk mendon të largohet nga klubi.

“Kam edhe dy vite kontratë me Juventusin. Merkato? Nuk i lexoj gazetat”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”.

Sandro në vitin e fundit kërkohej vazhdimisht nga Chelsea. /Lajmi.net/