Albani kapet ‘mat’ me një femër në klub nate! Dyshohet se nuk është Çiljeta

Alban Hoxha dhe Çiljeta Xhilaga lidhjen mes tyre e kanë konfirmuar nëpërmjet disa imazheve të publikuara bashkë.

ShowBiz

22/10/2018 16:50

Portieri i Partizanit të Tiranës, Alban Hoxha dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga e kanë konfirmuar lidhjen e tyre nëpërmjet disa imazheve dhe kur u spekulua për ndarje ishte Çili ajo e cila nëpërmjet publikimit të një videoje e mohoi një gjë të tillë, transmeton lajmi.net

Një video tjetër e publikuar së fundmi nga “Jeta Osh Qef” ka lënë gojëhapur të gjithë, kjo pasi në të shihet Albani me një femër në klub nate dhe dyshohej se nuk është Çiljeta dhe se ai po e tradhtonte.

Sipas tyre, videoja është dërguar nga një person i cili e njihte vajzën pranë futbollistit dhe ishte i bindur se nuk ka qenë Çiljeta.

Sa i përket kësaj as njëri e as tjetri nuk kanë reaguar akoma dhe pritet që e vërteta të zbulohet shumë shpejtë./Lajmi.net/

YouTube player