Albana -Ramushit: Shumë bukur të rri bluza ‘Dardan’, të shkon me gjakun që të rrjedh në vena (Foto)

Prezantuesja e njohur Albana Osmani këtë vit ndërmorri një fushatë sensibilizuese të quajtur “Ti je një luledielli”.

ShowBiz

23/09/2017 21:41

Ajo nxori në shitje mbi tre mijë bluza nën logon e lules së diellit, nga ku u sigurua një fond prej 60 mijë eurosh, shkruan Telegrafi.

Nga paratë e mbledhura, në spitalin e Tiranës u dhuruan fonde për pajisjet e reja, për fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut.

Albana Osmani, prezantuesja që ndërmori fushatë sensibilizuese “Ti je një luledielli”

Fushata sensibilizuese vazhdoi edhe më tutje, ndërsa së fundmi asaj iu bashkua edhe kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ka qenë Albana Osmani ajo e cila ka ndarë një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet pranë Haradinajt, i cili kishte veshur një nga bluzat e kauzës.

Osmani ka publikuar një fotografi me kryeministrin në llogarinë personale në Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar plot fjalë falënderuese dhe lëvdata për Ramush Haradinajn.

“Krejt DARDAN !!! Krejt SHQIPTARË! N’DARDANI! FALEMINDERIT Z.KRYEMINISTER Z.RAMUSH HARADINAJ PËR MBËSHTJEN TUAJ ! Shumë bukur të rri Bluza ‘DARDAN’ të shkon me gjakun që të rrjedh në vena!!! Në fund do shohim më shumë buzëqeshje të FËMIJËVE në KOSOVË e ky është gëzimi ynë …”(sic.), ka shkruar Albana Osmani përbri fotografisë në Instagram.

Një bluzë nën logo “Ti je një luledielli”, ka veshur edhe bashkëshortja e Ramushit, spikerja Anita Haradinaj.