Albana Osmani kthehet prapa në kohë, një bionde seksi

Gazetarja e njohur, Albana Osmani është një nga fytyrat publike e cila nuk eksperimenton me flokët e saj.

ShowBiz

24/05/2018 16:57

Këto vitet e fundit ajo është shfaqur një zeshkane seksi e që shpesh rrëmben vëmendje me pozat e saj, shkruan lajmi net.

Duke qenë se është aktive në rrjetet sociale, Osmani së fundmi ka publikuar një fotografi kur ajo kishte flokët e bardha.

“Kthim në kohë te kandili im dhe mushkonja, nipi dhe mbesa ime. Më mungojnë, do ju shoh së shpejti”, janë fjalët që i ka vënë imazhit.

Megjithatë, në bazë të fotos Albana duket mjaft tërheqëse edhe bionde gjersa komentuesit duan që ajo të rikthehet ashtu prapë.

Vlen të ceket se, Albana është iniciatore e fushatës sensibilizuese për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut. /Lajmi.net/