Alban Skënderaj, një dedikim special për vajzën Ameli (Foto)

“Dhe kur dielli perëndon, ti vazhdon ndriçon netët e mia!”

ShowBiz

25/07/2016 11:28

Këtë frazë shkruan këngëtari Alban Skënderaj në profilin e tij në Instagram, por ndryshe nga ç’jemi mësuar ta dëgjojmë gjithnjë, këtë herë ky ‘varg’ nuk i kushtohet shpirtit të tij binjak.

Vetëm para pak minutash ai ka postuar një foto ku mban në krahë vajzën e tij Ameli, të dy duke parë perëndimin e diellit.

Një foto e mrekullueshme dhe plot dashuri kjo, ashtu si edhe vet fraza që babai Alban i ka kushtuar vajzës së tij të vogël që ka me bashkëshorten Miriam Cani.

Të jetë ky një varg i një kënge që do të publikohet së shpejti? Le të presim… /Blitz.al/

Dhe kur Dielli perendon ti vazhdon ndriçon netet e mia ❤️

A photo posted by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on