Alba mbron Barcelonën

Barcelona është përballur me kritika të ashpra në periudhën e fundit pasi u rrëzua nga kreu i La Ligës. Gjiganti katalan humbi 3:1 nga Real Sociedad në fundjavën e shkuar dhe humbi pozitën e parë në tabelë, duke u tejkaluar nga Real Madrid. Mirëpo, mbrojtësi Jordi Alba i qëndron në mbrojtje skuadrës. “Pas humbjes nga…

Sport

27/02/2014 19:26

Barcelona është përballur me kritika të ashpra në periudhën e fundit pasi u rrëzua nga kreu i La Ligës.

Gjiganti katalan humbi 3:1 nga Real Sociedad në fundjavën e shkuar dhe humbi pozitën e parë në tabelë, duke u tejkaluar nga Real Madrid. Mirëpo, mbrojtësi Jordi Alba i qëndron në mbrojtje skuadrës.

“Pas humbjes nga Valencia kemi filluar të zhvillojmë një lojë fantastike. Triumfi në La Ligë prapë do të varet nga ne kurse po flitet thuajse Barcelona është skuadër në mesin e tabelës. Kam dëgjuar gjithçka”, deklaroi Alba për mediat spanjolle.

Ylli spanjoll mbështet trajnerin Gerardo Martino, po ashtu të kritikuar.

“Kur e mposhtëm Manchester Cityn fliteshin gjëra të mrekullueshme për trajnerin tonë, kurse sot ka ndryshuar gjithçka. Nuk janë objektiv, e ndërrojnë mendimin brenda tre ditësh”, u shpreh ai.