Aksidentohet për vdekje një këmbësor

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Korçë-Dishnicë.

Lajme

30/06/2016 11:32

Edion Gërnjoti, rreth 38 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz Sprinter” me targë AA319CA, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin me iniciale P.T., banues në lagjen nr. 10, Korçë.

Drejtuesi i mjetit, u shoqërua nga policia për të zbardhur rrethanat e aksidentit, pasi të dhënat lidhur me këtë rast janë ende të pakta.