Aksident trafiku, lëndohen dy këmbësore

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në rr. “Skënderbeu”, në Vushtrri.

Lajme

18/03/2018 12:03

Sipas Policisë, aksidenti mes një veture dhe dy këmbësoreve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:10.

Në raportin e Policisë thuhet se lëndime trupore kanë pësuar këmbësoret, të cilat pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë janë liruar.