Aksident, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së të martës në Poliçan të Shqipërisë, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajme

02/06/2015 23:22

Burime nga policia kanë bërë të ditur se automjeti i drejtuar nga shtetasi Bajram Bajraktari ka dalë nga rruga dhe për pasojë humbi jetën 70 vjeçari, ndërsa dy pasagjerët M.M. 50 vjeç dhe F.T. 57 vjeç, mbetën të plagosur, raportojnë mediet nga Tirana.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Përroi i xhenios”, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Dy personat e plagosur u dërguan me urgjencë për në spital nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetë.