Aksident në zonën industriale

Një aksident trafiku ka ndodhur në zonën industriale në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë. Në këtë rast janë ndeshur një veturë dhe një traktor.

Lajme

16/03/2015 19:46

Sipas burimeve të lajmi.net, një burrë dhe një grua kanë qenë duke udhëtuar me traktor dhe menjëherë pas aksidentit ata janë shoqëruar me ambulancë për trajtim mjekësor.

Aksident1

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikësit pasi që nga vetura e aksidentuar është vërejtur rrjedhje e karburantit, njofton lajmi.net.