Aksident në Tiranë-Durrës, ndërron jetë pakistanezi

Një shtetas pakistanez ka ndërruar jetë në një aksident pak pas mesnatës të së martës, rreth orës 00:40 në autostradën “Durrës – Tiranë”.

Lajme

28/08/2018 17:00

Mësohet se policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit 25-vjeçarin Sabah Maçi, në makinën e të cilit ndodhej si pasagjer edhe viktima N.R.

Mësohet se 25-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Mercedez Benz” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin B. Ll., ku për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri i tij N.R, njofton TCh.

Ndërkohë që kanë mbetur të plagosur, jashtë rrezikut për jetën, dy drejtuesit e mjeteve.