Aksident në Lezhë, plagoset rëndë një fëmijë 3 vjeç
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Lezhë.

Lajme
Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën në hyrje të qytetit .
Për pasojë mbetën të plagosur tre pjesëtarë të familjes Selimi, ndërsa një fëmijë 3-vjeç raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia po heton shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se përplasja ndodhi nga shpejtësia tej normave të lejuara./LAPSI.AL/