Aksident i rëndë në Kroaci, humb jetën një grua nga Kosova

Gjatë ditës së sotme, në afërsi të Zagrebit ka ndodhur një aksident i rëndë, me ç’rast ka humbur jetën një grua.

Lajme

18/11/2018 22:49

Gjatë ditës së sotme, policia e Kroacisë ka bërë të ditur se në autostradën “A1”, në drejtim të Zagrebit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku me ç’rast ka humbur jetën një grua.

Lajmi.net mëson se në veturën që u aksidentua ishin dy gra (nënë e bijë), nga Prizreni.

Siç bëhet e ditur në këtë aksident ka mbetur e vdekur nëna, kurse vajza ka marrë lëndime.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se për shkak të këtij aksidenti një segment i autostradës është mbyllur për një kohë. /Lajmi.net/