Aksident i rëndë në Elbasan, vdes një person

Një 31-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident të rëndë rrugor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Gjinar , në fshatin Zavalinë.

Lajme

03/10/2018 20:17

Sipas informacioneve zyrtare, makina fuoristradë me të cilën udhëtonte T. D., 31 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, pasagjeri F. D., 40 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, ka marrë lëndime të lehta, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.