Aksident hekurudhor në Luginë të Preshevës, vdesin dy persona

Dy emigrantë kanë vdekur në një aksident të tmerrshëm në linjën hekurudhore në mes Bujanocit dhe Preshevës, në afërsi të fshatit Oslarë.

Lajme

06/04/2015 10:14

Aksidenti ka ndodhur rreth orës pesë të mëngjesit kur viktimat që ishin duke fjetur në linjë, u aksidentuan nga një tren mallrash që vinte nga Shkupi. Boban Nakiq, zëvendës Prokuror në Prokurorinë Komunale në Vranjë, thotë se dy njerëz vdiqën por identiteti i të cilëve ende nuk dihet meqë nuk kanë pasur dokumentet personale.

Makinisti i ka vërejtur dhe kishte filluar të frenojë dhe shtyp sisrenën për ti paralajëmruar. Të dy ata, sipas lokomotivistit, u zgjuan por nuk arritën të ikin nga hekurudha. Duke qenë që ata nuk kishin dokumente, supozohet se fjala është emigrantë ilegal, thotë Nakiq.