Agon Amiga dhe Cozman po vijnë me një tjetër duet

Pas suksesit që kanë pasur me projektin e tyre të përbashkët, këngën ‘Shih ti kishe’, Agon Amiga dhe Cozman kanë bashkuar sërish forcat.

ShowBiz

18/03/2018 23:27

Fjala është për një tjetër duet të dyshes e që fjala është për këngën me titull ‘Prej Tirone’, shkruan lajmi.net

Kjo është bërë e ditur nga dy reperët të cilët në llogaritë e tyre në Instagram kanë ndarë me ndjekësit imazhe nga studio dhe nga xhirimet e klipit.

https://www.instagram.com/p/BgYvnn8l2G9/

https://www.instagram.com/p/Bgem-wTFjS2/

Kujtojmë se Ylber Abdullahu dhe Agon Sylejmani kanë sjell edhe projekte të tjera të suksesshme bashkë në kuadër të labelit BabaStars e që kanë realizuar si shumë të suksesshme.

Gjithashtu ata kanë sjell hite në duet me anëtarë të tjerë të po këtij labeli si me Skivin (“We Doin This”) apo me Onatin të lansuar në dhjetor të vitit 2017 (“Pronto”).

Pritet që sukses të tillë të ketë edhe kënga e re për të cilën nuk kanë dhënë detaje të tjera e as nuk kanë zbuluar datën e publikimit./Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player