Agnesa Vuthaj: Në punën e parë jam paguar vetëm 50 euro

Agnesa Vuthaj tash e një kohë është fokusuar në biznesin e saj.

ShowBiz

21/10/2018 14:40

Agnesa Vuthaj vite më parë është kurorëzuar me epitetin e më të bukurës, duke u zgjedhur “Miss Albania”, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka dhënë një intervistë për “Bordo.al”, ku rrëfeu rrugëtimin nga fillimi i karrierës deri tani.

Agnesa ka treguar edhe punën e parë që ka bërë, ajo ishte marrë me shkrime për një revistë në shkollën e mesme, madje tregoi edhe shumën sa ishte paguar.

“Puna ime e parë ka qenë në shkollën e mesme, me disa aktivitete rinore dhe shkruaja shkrime për një revistë për të rinj. Jam paguar 50 Euro në muaj”, ka thënë Agnesa. /Lajmi.net/