Gjithçka gati për fillimin e mbledhjes së dy Qeverive

Tashmë çdo gjë është gati për fillimin e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Lajme

26/11/2018 09:46

Në qytetin e Pejës janë duke u bërë edhe përgatitjet e fundit për fillimin e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, raporton lajmi.net.

Në këto fotografi, shihet se garda ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës është bërë gati për fillimin e mbledhjes së përbashkët.

Kjo është mbledhja e pestë në mes të dy Qeverive.

Lexo edhe:

http://lajmi.net/apeja-mbulohet-me-flamuj-te-kosoves-e-shqiperise/

Ndërkaq sot në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të cilat kanë për synimin heqjen e barrikadave në mes të Kosovës e Shqipërisë. /Lajmi.net/