Afrim nё kohё luftrash dhe konfliktesh

Prezantimi i parё i ministrit tё ri tё Jashtёm tё SHBA-sё nё skenёn ndёrkombёtare i dha tonin takimit tё ministrave tё Jashtёm tё Grupit G20 nё Bon. Pёr herё tё parё Rex Tillerson u takua me kolegun rus Sergej Lavrov

Bota

17/02/2017 09:03

Ministri i Jashtёm rus  Sergej Lavrov pas takimit me kolegun e tij nga SHBA-ja, Rex Tillerson sheh njёbazё tё mirё pёr njё bashkёpunim mё tё ngushtё. “Eshtё e qartё, qё ne nuk mund t’i zgjidhim tёgjitha problemet, por ne kemi mirёkuptim tё pёrbashkёt, qё atje ku interesat tona pёrputhen, duhet tё avancojmё“, tha Lavrov nё kuadёr tё takimit tё G-20 nё Bon. Njё takim i kreut tё Kremlinit, Vladimir Putin dhe presidentit tё SHBA-sё Donald Trump do tё organizohet, sapo tё dy krerёt e shteteve ta konsiderojnё tё mundshme, tha Lavrov.

Bisedime bilaterale

Moska mё parё reagoi e indinjuar ndaj kёrkesёs nga Shtёpia e Bardhё pёr kthimin e gadishullit tёKrimesё Ukrainёs. Rusia e aneksoi Krimenё nё vitin 2014. Perёndimi e konsideron kёtё si shkelje tё sёdrejtёs ndёrkombёtare. Kёshilltari i sigurisё i Donald trump, Michael Flynn tё hёnёn (13.02) dha dorёheqjen pёr shkak tё kontakteve tё diskutueshme me Rusinё gjatё luftёs elektorale.

Tillerson ka theksuar, se Trump ёshtё i gatshёm t’i pёrballojё vёshtirёsitё bilaterale, tha Lavrov sipas agjencisё sё lajmeve Interfax. Kryesisht nё luftёn kundёr terrorizmit Moska dhe Uashingtoni kanёinteresa tё pёrbashkёta. Lavrov, tha, se ndёr tё tjera ka folur me Tillerson edhe pёr konfliktet nё Siri, Ukrainё dhe Afganistan. Nё kёtё kontekst, sipas tij, kolegu amerikan ka theksuar gatishmёrinё e SHBA-sё, qё tё angazhohet pёr zgjidhjen e konflikteve. Sapo tё jenё zёnё tё gjitha postet dhe tё jenёndarё detyrat nё ministritё pёrkatёse tё SHBA-sё, Rusia mund tё vendosё kontaktet.

Gabriel: “Unanimitet nё masё tё gjerё”

Ministri i Jashtёm i Gjermanisё, Sigmar Gabriel pas njё takimi me homologun kinez  Wang Yi, tha, se Gjermania me Kinёn nё tё ardhmen duan tё bashkёpunojnё mё ngushtё. Pёr njёkohё tё gjatё Kina frenonte pёrpjekjet ndёrkombёtare pёr kufizimin e ngrohjes sёTokёs. Ndёrkohё kjo ka ndryshuar.

Megjithatё SHBA-ja nёn Trump tani ёshtё gati tё shkёputet prej protokollit pёr mbrojtjen e klimёs tёnёnshkruar mё 2015 nё Paris. Aktivistёt e Greenpeace pёr kёtё arsye e pёrshёndetёn nё Bon ministrin e Jashtёm tё SHBA-sё, me slloganin  “Planet Earth First” – due pёrdorur shprehjen e Trumpit “America-first”. Njё pankartё me kёtё mesazh aktivistёt e mjedisit e vendosёn nё direkun e njё anijeje, qё lundronte pёrgjatё lumit Rin nё Bon. Konferenca sigurohet nga rreth 2000 punonjёs tё policisё. /DW