AFP: Albin Kurti, rebeli i Kosovës që ëndërron të bëhet kryeministër

AFP shkruan se Kurti u bë i njohur nga rruga gjatë protestave studentore të shqiptarëve kundër regjimit të Millosheviqit.

Lajme

27/11/2018 11:29

Dikur quhej Che Guevara i Kosovës. Albin Kurti ka udhëhequr demonstratat në rrugë, ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend dhe ka qenë i burgosur politikisht. Kështu e nisë një shkrim AFP dedikuar liderit të Vetëvendosjës.

Kurti sot vesh kostum dhe e ka modifikuar veten si social-demokrat që ëndërron të bëhet kryeministër, shkruan AFP, transmeton Gazeta Express.

AFP shkruan se Kurti u bë i njohur nga rruga gjatë protestave studentore të shqiptarëve kundër regjimit të Millosheviqit.

Njëzet vjet më pas, Kurti udhëheq partinë opozitare, ndërsa në artikull përmendet protesta e 29 shtatorit, të cilën e organizoj VV për të kundërshtuar ndryshimin e kufijve dhe për ta kundërshtuar presidentin Hashim Thaçi si kryenegociator të dialogut me Serbinë.

“43 vjeçari drejton shumë përkrahës të Vetëvendosjes së tij. Një protestë anti-qeveritare në shtator ishte një nga më të mëdhatë e dekadës”, thuhet më tej.

AFP përmend se disa protesta të Vetëvendosjes kanë devijuar në dhunë ku mbështetës të Kurtit ka raste kur kanë hedhur koktej mollotovi Kuvendit dhe kanë rrokullisuar veturat e UNMIK’ut dhe të EULEX’it.

“Do të isha i drejtë. As i fortë e as i dobët”, ka thënë Kurti për AFP.