Afganistan, 100 te vrarë edhe 50 të plagosur nga sulmet ajrore

Të paktën 100 persona janë vrarë në sulmin e djeshëm ajror të forcave afgane të sigurisë në provincën veriore Kunduz.

Bota

03/04/2018 15:54

Kryetari i Qarkut Dasht-e-Archi, Nasruddin Sadi deklaroi se forcat ajrore afgane kanë goditur ndërtesën e medresesë dhe se sulmi ka ndodhur gjatë mbajtjes të ceremonisë solemne të maturës.

I njëjti burim njofton se nga sulmi mbetën të plagosur edhe të paktën 50 njerëz, prej të cilëve shumica janë në rrezik jete dhe se shprehet shqetësimi për rritjen e numrit të të vrarëve.

Sadi thotë se sulmi ka ndodhur në momentet e mbajtjes së ceremonisë solemne të maturës dhe përfundimit të hifzit në medresenë locale, raporton Anadolu Agency.

Duke theksuar se në ceremoni të pranishëm ishin edhe disa udhëheqës të lëvizjes talebane, Sadi tha se edhe ata janë në mesin e viktimave.

Dëshmitari Haji Nabi u tha gazetarëve se sulmi mbi medresenë është kryer në një kohë kur më shumë se 500 njerëz ishin të pranishëm në ceremoninë e të diplomuarve dhe se janë vrarë të paktën 50 njerëz.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Kunduz, Enamuddin Rahmani më parë njoftoi se në sulm janë vrarë të paktën 25 militantë dhe se objektivi i sulmit ishte një takim i udhëheqësve të lëvizjes së talebanëve, e cila është mbajtur në ndërtesën e medresesë në qytetin Dasht-e-Archi.