Afërdita pret me padurim kurorëzimin me çekun, kaq ditë kanë mbetur deri në dasmë

Dita e 29-të e këtij muaji (Qershor) do të jetë njëra ndër më të rëndësishmet për modelen shqiptare dhe hokeistik çek.

ShowBiz

06/06/2018 09:33

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl me këtë datë do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë dhe festa madhështore, ftesat e të cilës janë zbuluar, po afrohet, shkruan lajmi.net

Është këngëtarja shqiptare ajo e cila mezi po pret që ta kurorëzoj dashurinë e saj prandaj ka nisur numërimin e ditëve.

Mbrëmë ajo e ka publikuar një foto të cilën e ka shkëputur nga ‘albumi i fejesës’ dhe ka njoftuar të gjithë se kanë mbetur edhe 24 ditë deri në dasmë.

Afërdita madje ka ditë që po feston ditët  e mbetura të beqarisë dhe ndejat e organizuara në bazë të imazheve të publikuara po konsiderohen të ‘çmendura’.

Ka vite që dyshja janë në lidhje dhe duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit./Lajmi.net/