Aeroplanmbajtësi që qëndron në ajër do të bëhet realitet nga SHBA-ja (Foto)

Një aeroplanmbajtës fluturues apo siç e quan Wikipedia, Helicarrier, është një ide që pritet të realizohet nga qeveria e SHBA-së. Për këtë projekt, qeveria i falenderohet filmit “Avengers”.

Auto & Tek

02/12/2014 17:10

Agjensioni i Avancuar i Mbrojtjes apo DARPA është në kërkim të shkencëtarëve, inxhinierëve dhe firmave private në mënyrë që ta sjellin këtë projekt në jetë.

Sipas një deklarate për shtyp nga DARPA thuhet:
DARPA është e interesuar në eksplorim për ndërtimin e një aeroplanmbajtësi që ofron aftësi për të mbajtur aeroplanët ushtarak në ajër dhe për t’i shpërndarë më pas ata kur është nevoja, duke përdorur platformat ekzistuese. Agjensioni parashikon një aeroplanmbajtës të madh, i cili me modifikim minimal, do të mund të lansonte dhe përmirësonte sisteme të shumta të avionëve pa pilotë kur ngecin diku”.

Ky mbajtës i avionëve do të punonte njëjtë si një bartës deti për servisim të avionëve dhe furnizim të tyre me karburant pasi që ata kanë tanke të vogla të karburantit.

Nëse ky projekt kompletohet do të bëjë që avionët dhe dronët të jenë më të shkathët se kurrë më parë, transmeton Lajmi.net.

SHBA-ja përmes këtij aeroplanmbajtësi do të dërgonte avionë pothuajse kudo në botë. Kjo do të bënte gjithashtu që SHBA-ja ta shkurtojë buxhetin që e shpenzon në krijimin e bazave të aeroplanëve në vende të ndryshme të botës.

Agjensioni për Hulumtime të Produkteve të Mbrojtjes së Avancuar po kërkon ide nga njerëzit e saj në mënyrë që të mund të fillojë procesin dhe të zbatojë të gjitha ato ide në planin e tyre katër vjeçar.