Adriana Matoshi kërkon ta ndihmoni 16 vjeçarin me tumor në kokë: Në të njëjtën gjendje isha edhe unë

Po vazhdon aksioni për ta ndihmuar 16 vjeçarin i cili vuan nga tumori në kokë.

ShowBiz

16/07/2018 16:45

Në mesin e shumë artistëve shqiptarë ishte edhe aktorja Adriana Matoshi ajo e cila i ka ftuar publikun që t’i ndihmojnë, shkruan lajmi.net

Në veçanti aktorja shqiptare ka treguar se në të njëjtën gjendje ka qenë edhe vet para 6 vitesh dhe operacioni nuk ka qenë aspak i lehtë.

”Ne te njejten gjendje jom kon une para 6 vjete! Operacioni nuk eshte aspak i lehte,kush ka mundesi me i ndihmu e me shpetu nje jete Zoti me t’mira e mbulofte!”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Ndryshe Adriana Matoshi para 6 vitesh ka pasur të njëjtin problem dhe për fat të mirë operacioni ka shkuar me sukses dhe ajo sot është mirë./Lajmi.net/