Adobe feston 25 vjetorin e Photoshop

Ku do të ishim sot pa Photoshop? Prej prodhimit të aplikacioneve të cilat për t’u dizajnuar është përdorur Photoshop e deri tek kompjuterët shtëpiak PC, Adobe Photoshop ka qenë programi më me ndikim në të gjithë botën.

Auto & Tek

19/02/2015 15:54

Është programi më madhështor i manipulimit të fotografive që është krijuar ndonjëherë, dhe njëjtë si Google, emri i këtij programi është bërë më i njohuri në gjithë globin.

Photoshop është bërë pjesë e shumë kompanive botërore të revistave dhe modelimit, dhe aplikacioni është bërë një vegël fantastike për të krijuar imazhe me përpunime të ndryshme, transmeton Lajmi.net.

Sot, më 19 shkurt, shënohet 25 vjetori i lansimit të parë të Photoshop. Për këtë rast, Adobe ka krijuar një video të shkurtër që paraqet krijimet me Photoshop.

Më poshtë mund ta shihni videon:

Gjithashtu, më poshtë mund ta shihni lansimin e parë të Photoshop – një shikim nga afër se si punonte programi:

Kurse këtu më poshtë, mund ta shihni se ku ka arritur tani Photoshop – i cili mund të manipulojë aq mirë me fotografinë sa që mund të heqë gjëra të tilla si rrobat: