Adelina Tahiri publikon pamje nga pushimet luksoze

Këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri tashmë është në muajt e fundit të shtatzënisë.

ShowBiz

24/05/2018 17:24

Që pas martesës, Tahiri është duke shijuar çdo moment të jetës teksa po ashtu ka pranuar edhe dhurata të shumta nga bashkëshorti, shkruan lajmi net.

Ditë më parë ajo publikoi një fotografi në Instastory ku tregon se bashkëshorti milioner i kishte blerë një makinë të tipit të ri Mercedes.

Ndërsa, sot ajo ka shpërndarë një fotografi e cila tashmë zbulon pushimet e radhës për të gjithë ndjekësit e saj, duke mos dhënë detaje të hollësishme.

Në dhjetor të vitit të kaluar ajo i dha fund beqarisë duke u martuar me avokation më të pasur në Maqedoni, Serjozha Markov.

Projektet muzikore i ka lënë paksa më anash, mirëpo gjatë një interviste Tahiri ka thënë se këngën e radhës do e realizojë për të birin. /Lajmi.net/